Kërpudhat Shiitake
Kjo kërpudhë është kryesisht e famshme për ngrënje. Këto kërpudha rriten në qeliza ku lagështia dhe klima mbahen në optimum. Kjo mundëson të kemi kërpudha Shiitake gjatë tërë vitit. Shiitake kanë disa madhësi, të mëdha, normale dhe të vogla dhe kanë një shije të ëmbël dhe tekstur të këndshme.
Shumë kërpudha që kanë origjinë nga Lindja e Largët nuk janë vetëm të thara dhe në kanaqe por ato mund të gjinden edhe të freskëta në supermarkete anëmbanë botës. Më e famshmja prej kërpudhave aziatike – dhe gjithashtu më e disponueshmja me sasi – është padyshim kërpudha e kaftë Japoneze ose Shiitake (Cortinellus shiitake). Shiitake është një kërpudhë me origjinë nga Azia Lindore, e cila kultivohet dhe konsumohet në shumë shtete Aziatike. Konsiderohet si kërpudhë shëruese (medicinale) në disa forma të mjeksisë tradicionale. Shiitake ka formë të ambrellës, e kaftë me ngjyrë dhe me teksturë të fortë. Ka shije shumë të këndshme dhe shkon mirë me sautes.
Kërpudhat Malore
Cantharellus cibarius, që njihet me emrin edhe si chanterelle, chanterelle e artë ose girolle (në gjuhën shqipe si kërpudha malore) është një kërpudhë pylli. Me siguri është kërpudha më e famshme natyrale që rritet në male. Ka ngjyrë të portokallt ose të verdhë, me formë të lulës dhe teksturë të mishit. Në sipërfaqën e poshtme, nën kapelën e lëmuar, ka vija të drejta deri në fund të bishtit. Lëshon një aromë të këndshme, të ngjajshme me pjeshkën dhe ka shije të përzier pothuajse sikurse me piper të butë dhe konsiderohet të jetë një kërpudhë shumë e mirë, që kombinohet shumë mirë me gjellra të ndryshme.
Chanterelles apo kërpudhat malore janë të zakonshme në pjesët veriore të Evropës, Amerikës Veriore, duke përfshirë Meksikën, në Azi duke përfshi Himalajet, dhe në Afrikë duke përfshirë Zambian. Chanterelles rriten në grupe, në pyje ku ka gjelbrim dhe lagështi. Në Evropën Qëndrore, duke përfshirë Ukrainen, kërpudha malore e argjentë shpesh gjindet në pyje e përzirë me lloje të ndryshme të herbave (erëzave). Në Angli ato mund të gjinden nga muaji Korrik deri në Dhjetor. – Wikipedia