Nëse jeni të interesuar të prekni dhe shijoni kërpudhat tona Shiitake të klasit të parë, ju lutemi na dërgoni një email tek [email protected] dhe na dërgoni adresën e juaj postare ku ne mund ta dërgojmë një sasi të vogël që ju ti provoni.
Ne jemi vazhdimisht duke kërkuar partner të rinjë për biznesin tonë. Nëse keni treg, eksperiencë dhe dëshirë të punoni me ne, ju lutem na telefononi menjëherë në telefonin +381 38 222 123 ose na shkruani tek [email protected]. Ne do te sigurohemi që t’ju përgjigjemi menjëherë!
Kërpudhat tona Shiitake janë të njejta me ato në Azi pasi që ne përdorim teknologjinë dhe njohurinë Japoneze! Sidoqoftë, për shkak që ne gjindemi në zemër të Evropës, është e mundur që të furnizojmë klientët në cdo shtet në Evropë me kërpudha Shiitake të klasit të parë brenda 3 dite, kurse ato të importuara nga Azia marrin më shumë se një muaj kohë, periudhë kjo që është e pa mundur të ruhet kualiteti i klasit të parë.
Ne jemi të hapur për vizita nëse ato janë të paralajmruara. Nëse keni nevoj të na vizitoni qoftë për qëllime biznesore apo akademike, ju lutemi na dërgoni një kërkesë tek [email protected] duke e cekur kohën e propozuar dhe ne do të sigurohemi që të plotësojmë kërkesën tuaj menjëherë.
E gjitha varet nga kërkesa e klientit! Ne e kemi një ekip prej 50 personave të cilët punojnë në departamentin e paketimit, prandaj ne mund të plotësojmë cdo lloj kërkese që mund të keni. Paketimet tona mund të jenë të vogla (250 gr) të përshtatshme për shitje direkte në supermarkete ose të mëdha (3 kg) dhe cdo gjë në mes.
Sezona kryesore e mbledhjes së kërpudhave malore është nga muaji Qershor deri në muajin Tetor. Për shkak të kërkesave të mëdha nga shtetet Evropiane, është e pamundur të mblidhen sasi që të furnizojmë gjatë tërë vitit. Sidoqoftë, fabrika jonë është e planifikuar të përkrah një gjë të tillë, por nuk mund të premtojmë klientët që mund ti furnizojmë gjatë tërë vitit.
Po, fabrika jonë është e re dhe është një ndër fabrikat më të avancuara në Evropë e cila na lejon që të prodhojmë Shiitake me kualitet dhe sasi të njejët 365 ditë në vit.